Javë me rënie të lehtë të temperaturave maksimale

Gjatë javës që lamë pas, vendi ynë është karakterizuar nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, me temperatura që kanë arritur deri në 31–35°C. Përjashtim ka bërë vetëm zona e Hanit të Elezit dhe rrethinat e saj, ku përveç temperaturave të larta, janë regjistruar reshje shiu dhe lokalisht edhe breshër.

Java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave për rreth 3 deri në 6 gradë Celsius krahasuar me ditët e kaluara. Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E martë- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte- Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. /Kosova.info/


Go to TOP