Kosova

Javë me mot të ndryshueshëm

Sipas IHK-së, javës që po hymë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell. Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Kosova.info/