Java nis me mot të mirë, nga e marta rikthehen reshjet e shiut dhe borës

Gjatë javës së ardhshme (16–20 mars) priten ndryshime në kushtet e motit në vend.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e hënë do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, ndërsa nga dita e martë priten reshje. Në viset malore dhe në lartësi më të mëdha parashihen reshje bore, ndërsa në zonat më të ulëta do të ketë kryesisht reshje shiu, të cilat herë pas here mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të zbresin në vlera të lehta negative, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, ato në përgjithësi do të jenë të favorshme për aktivitetet bujqësore. Bujqve u rekomandohet që gjatë ditës së hënë të shfrytëzojnë motin e mirë për shpërndarjen e plehut artificial në kulturat bujqësore dhe për kryerjen e punëve të tjera të nevojshme në parcela.

Në ditët në vijim, për shkak të reshjeve dhe rënies së temperaturave, aktivitetet në fushë mund të jenë më të kufizuara. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)16.03.202617.03.2026
Temp. Min.0CTemp. Min.0CTe0mp. Min.0C      Temp. Min.0C
Prishtinë015211
Pejë015211
Prizren116312
Gjakovë1163             12
Istog116312
Junik015211
Dragash-21309
Ferizaj-114110
Gjilan-114110
Kamenicë-115110
Besianë-115110
Mitrovicë015211
Malishevë0162            11
     

Go to TOP