Java e restoranteve në Texas: Televizioni amerikan FOX me reportazh special për restorantin e shqiptarit

Ka filluar java e restoranteve në shtetin amerikan të Texasit, ku gjatë shtatë ditëve do të ekspozohen  ushqimet e llojllojshme për klientët.

Kjo ngjarja mbulohet edhe prej mediave lokale teksasiane si dhe ato nacionale të Amerikës si FOX.

Ky i fundit ka zgjedhur restorantin e shqiptarit, Daut Elshani, i cili me sukses po udhëheq restorantin dAlba.

Në fakt, gjatë kërkimit dhe takimit me shefat e kuzhinës, Elshani nuk po gjente kuzhinier me të njëjtin vizion për konceptin derisa u kryqëzua me Geoff Hundt, shef ekzekutiv i Local Foods.

Hundt shihet duke prezantuar disa prej ushqimeve kryesore të specialiteteve që përgatit me delikatesë dhe pasion.

Prezantuesit televiziv në një moment thonë se mezi po presin të provojnë ushqimet, të cilat nuk i kanë shijuar më parë në restorantet e tjera.

Theksojmë se muaj më parë ekspertët e ushqimit që vlerësimit e tyre i botojnë në “Houston Culturemap”, e kanë shpallur restorantin si më të mirin të ri për vitin 2022.

“Restoranti është i njohur për atmosferën e mrekullueshme, oborrin mbresëlënës dhe shefin e kuzhinës, Geoff Hundt, i cili frymëzohet nga kuzhina italiane”, kishin vlerësuar ekspertët.

Edhe gazeta e njohur teksasiane për ushqime, houstoneater, dAlba e ka përzgjedhur si restorantin më të mirë të ri për vitin 2022.
Ndryshe, pronari ka paralajmëruar risi të reja në menynë e ushqimeve si dhe koktej të ndryshëm freskues gjatë këtyre temperaturave të larta që mbretërojnë në vend. 

Go to TOP