Jashari: Kurti është zot shtëpie në Kosovë, por mos të provokojë me deklarata për sindikata

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kritikuar Qeverinë.

Ai ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti po nxit tensione.

Jasharaj shtoi se Kurti është zot shtëpie në Kosovë, por nuk duhet të provojë me deklarata për sindikata.

“Dorën në zemër kemi pritur më shumë, por ja që kryeministri Kurti nganjëherë me deklaratat e tij po nxit tensione. Ne kemi thënë edhe atëherë, ja themi edhe tani, është zot shtëpie në Kosovë dhe ai duhet të jetë shembulli më i mirë i durimit, i uljes së tensioneve dhe mos të provojkë me deklarata për sindikatat”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut tha se qeveritë që kanë ardhur në pushtet, kanë ardhur edhe me votën e punëtorëve të arsimit.

“Qeveritë që kanë ardhur në pushtet edhe me votën e punëtorëve të arsimit, ngase kolegët e mi kudo janë në Kosovë jam i sigurt dhe i bindur se ka votues të LDK-së, PDK-së, VV-së, Nismës dhe subjekteve politike tjera”, tha Jasharaj.

Go to TOP