Kosova.info

Italia përditëson planin kombëtar kundër shpërthimeve bërthamore e radioaktivitetit

Pas 12 vitesh nga modifikimi i tij i fundit, Italia ka vendosur të përditësoj Planin Kombëtar të Sigurisë Bërthamore, i cili menaxhon emergjencën atomike e radiologjike në rast risku.

Ky dokument, i cili prej vitit 2010 ka mbetur i pandryshuar, është përditësuar duke identifikuar masat e domosdoshme për sigurinë e popullsisë, pas një aksidenti nuklear që mund të identifikohet në afërsi të kufijve italianë me Europën e me vendet ekstra evropiane, e që kërkojnë një veprim e ndërhyrje të koordinuar në nivel kombëtar.

Plani i sapo përditësuar, përcakton veprimin e autoriteteve lokale e shtetërore për të limituar efektet e përhapjes së një mjegulle radioaktive në rast se do të ndodh një aksident i tillë , si dhe procedurat e aktivizimit të koordinuar të aktorëve kryesorë të sistemit të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare.

Në këndvështrimin praktik Plani Kombëtar i Sigurisë Bërthamore, jep udhëzime të nevojshme për qytetarët si qëndrimi në ambiente të mbyllura, me dyer e dritare të mbyllura, mospërdorimi i sistemit të ajrosjes e kondicionerit, përdorimi i jodio profilaksisë, monitorimin e ndotjes personale trupore, kontrollin e linjës prodhuese të sistemit agro ushqimore, me mundësinë e ndalimit të tregtimit të prodhimeve të freskëta e importimin e mallrave ushqimorë.

Ky plan përbëhet nga tre faza veprimi në varësi të skenarit të aksidentit bërthamor që mund të verifikohet.

Do i takoi Departamentit të Mbrojtjes Civile të informoj popullsinë mbi masat e qëndrimit në vende të mbyllura e kohën e zgjatjes së tyre, apo rekomandime të tjera si bllokimi i konsumit të produkteve të perimeve të freskëta, frutave, mish, qumësht e masa për mbrojtjen e pasurisë zootekeknike.

Ndërsa jodio profilaksia parashikon ndërhyrje për të evituar thithjen e jodios radioaktive e mbrojtjen e tiroides, e parashikuar në veçanti për grupmoshat nga 0 në 17 vjeç e nga 18 në 40 vjeç, si dhe për gratë shtatzënë dhe më fëmijë në gji.

Prej vitit 1987, me një referendum popullor e pas aksidentit bërthamor të 1986 në Çernobil, Italia ka ndërprerë çdo aktivitet të centraleve nuklearë në territorin kombëtar.

Aktualisht brenda 200 km nga territori kombëtar italian (në Francë, Slloveni, Gjermani  e Zvicër) janë pozicionuar 13 centrale bërthamorë aktivë e në largësi 1000 km nga kufijtë kombëtar ndodhen 28 centrale nukleare aktive.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort