Ish ambasadori Delwaie e thotë haptas arsyen pse Vuçiq krijon tensione në Kosovë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për Zërin e Amerikës të dhënë më 17 gusht, ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për raportet në mes të dy shteteve.

Delawie ka treguar hapur për arsyen pse sipas tij presidentit serb i konvenon krijimi i tensioneve në Kosovë. Sipas diplomatit amerikan nga një gjë e tillë Vucic përfiton politikisht brenda në Serbi.

Në këtë intervistë, Delawie ishte pyetur edhe për takimin e nivelit të lartë Kurti-Vucic, duke thënë se shpreson që një zhvillim i tillë në Bruksel do të çojë në shtensionim të situatës.

“Sigurisht që shpresoj. Shumë varet nga veprimet e Beogradit – i cili e ka vënë veten në një pozicion për të kontrolluar tensionet. Fatkeqësisht, duket se Beogradi përfiton nga brenda duke shkaktuar tensione në Kosovë”, ka thënë Delawie.

Go to TOP