Dy librat që ia ndryshuan Mark Zuckerbergut mendimin për inovacionin

Bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg mund të ketë ndërtuar pasurinë e tij falë teknologjive të reja dhe mediave sociale, por ai ende e di vlerën që mund të japë një libër i mirë dhe i modës së vjetër.

“Kam gjetur leximin e librave shumë të përmbushur intelektualisht”, shkroi ai në Facebook në vitin 2015, teksa filloi një sfidë për të lexuar dy libra në muaj për një vit. Ai thotë se ato ofrojnë një përvojë “zhytëse”.

Disa nga titujt e përfshirë në sfidë ishin lexime shkencore si “Genome”, nga Matt Ridley, i cili eksploron evolucionin e gjenetikës. Të tjerë fokusohen në histori dhe politikë, si libri i ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Henry Kissinger, “Rendi Botëror”, shkruan CNBC.

Disa fokusohen në mënyrën se si kompanitë mund të nxisin inovacionin dhe të inkurajojnë punonjësit e tyre që të jenë sa më krijues.

Go to TOP