IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë për keqtrajtim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Gjilan, të dyshuar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë ushtrimit të detyrës.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se ngjarja është raportuar për një rreshter dhe një zyrtar policor.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit   pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm etj”, njofton IPK.

Dy zyrtarët do të vazhdojnë të jenë në suspendim, deri të ndërmerren veprimet hetimore. /Kosova.info/


Go to TOP