IPK-ja thotë se ka pasur lëshime në procesin e gradimit për rreshterë

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me  lidhur e procesit të gradimit për rreshterë në Policinë e Kosovës ka thënë se presin që procesi të kthehet në pikën zero, kjo për shkak të cenimit të integritetit të këtij procesi, pas disa dyshimeve që në këtë proces ka pasur keqpërdorime.

Para anëtarëve të komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hodaj ka thënë se gjetjet e tyre dëshmojnë se bëhet fjalë për një proces me lëshime.

“Kemi arritur në fazën kur kemi hartua një dokument me listën e të gjeturave dhe kemi dhanë rekomandimet tona. Kemi venë në pah se procesi është përcjelle me disa lëshime në fazën e konkurrimit, nevoja e rishikimit dhe harmonizimit të bazës ligjore, kemi hasë se në disa raste nuk është respektua kriteri etnik në panelet vlerësuese,na nuk kemi gjetë të gjetura që inkriminojnë penalisht  dikë brenda i përfshirë në proces”.

Hodaj ka thënë se s’ka dyshim të arsyeshëm për shpërndarje të testeve,prandaj ska hapësirë reale për nisje të një hetimi penal.

 “Janë evidentuar raste kur pjesë e listës për kandidatë kanë qenë edhe persona që nuk u është kryer testi i vlerësimit të përformancës. Nuk ka patursë shpërndarje të testit të kandidatë të caktuar,pra s’ka dyshim të arsyeshëm për një hetim penal,testet që janë përdorë janë selektuar në momentet e fundit”

Javë me parë Inspektorati i Policisë së Kosovës ka realizuar një inspektim lidhur me procesin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës pas disa dyshimeve që në këtë proces ka pasur keqpërdorime. Ky dokument i drejtuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve,ndërsa sot po diskutohet në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Go to TOP