Invalidët e luftës së UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë nga Prishtina.

Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1 tetor 2024.

“Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Në arsyetim thuhet se “ky vendim nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës çlirimtare”.

Go to TOP