Iniciohet hetim për një rast të ndërhyrjes në sistem kompjuterik

Policia e rajonit të Prishtinës me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ndërhyrje në sistem kompjuterik”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.

“Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare”.

“Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta”, thuhet në njoftim.

Go to TOP