INFLACIONI: Nga 0,7% në 3,0%
Ky është trendi i inflacionit, rritjes së çmimeve në Kosovë nga nëntori/dhjetori deri në prill sipas burimeve zyrtare të ASK. Nga 0,7% nëntor, arritëm në 3,0% në Prill. Kjo ende pa hyrë në fuqi rritja skandaloze dhe kriminale për ekonomi e kostos së energjisë. Dmth pritet me eskalu ende.
Një menaxhim skandaloz i ekonomisë së Kosovës që e varfëron qytetarin dhe familjen duke e goditur fuqinë blerëse dhe që e dobëson prodhuesin dhe bizneset vendore me rritje të çmimit të energjisë deri mbi 200% (si kanë raportuar publikisht).

INFLACIONI/ÇMIMET 2025
Pril 2025: 3,0%
Mars 2025: 2,9%
Shkurt 2025: 1,7%
Janar 2025: 1,5%
Dhjetor 2024: 1,1%
Nentor 2024: 0,7%
Disa indikatore Pril 2025 (disa produkte/sherbime)
-Kafja, çaji dhe kakao 16,4%
-Transportit 13,1%,
-Pemët 11,1%
-Vajrat dhe yndyrnat 11,1%
-Mishi 10,1%
-Qumështi, djathi dhe vezët 7,9%
