Inflacioni në Kosovë, 12.1 % në janar

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 me muajin janar 2022 është 12.1%.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it:

vajra dhe yndyra (26.0%); bukë dhe drithëra (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.5%); mish (18.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.9%); prodhime ushqimore (16.5%);

mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.3%); energji elektrike (15.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (13.3%); perime (10.8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%);

mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10.6%); peshk (10.4%); qumësht, djathë dhe vezë (10.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (9.9%); mbrojtje sociale (9.5%);

pije alkoolike (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (9.0%); pemë (8.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.8%); gaz (7.7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7.6%); ujë mineral,

pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.5%); gjëra personale (7.4%); tekstile shtëpiake (7.3%); pajisje shtëpiake (6.4%); blerje e automjeteve (6.2%); veshje (5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në IHÇK.

Go to TOP