Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari që gjuajti me armë në një lokal në Ferizaj

Policia në Ferizaj njofton se ka shoqëruar në stacionin e policisë në këtë komunë 27-vjeçarin me inicialet M.A, i cili dyshohet se me datën 25.02.2024 rreth orës 04:25 në rrugën ”Wesly Clark ” në një lokal kishte kanosur personin tjetër e më pas në korridor të lokalit kishte shtënë me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, bëhet e ditur se hetuesit kanë arritur që të identifikojnë dhe sot të arrestojnë të dyshuarin e lartcekur, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale “përdorimi i armës së zjarrit dhe kanosje”.

“I dyshuari M.A është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit – pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP