Ibrahimoviqi i bashkëngjitet Ronaldos dhe Messit me golin e tij të 300-të në pesë liga evropiane

Zlatan Ibrahimoviq bëri histori me stil për Milanin, pasi ai është vetëm lojtari i tretë që shënon 300 gola në pesë ligat më të mira të Evropës këtë shekull, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ishte goli i tij i 300-të i shënuar mes Serie A, Ligue 1, Premier Ligë, LaLiga dhe Bundesliga.

Që nga janari i vitit 2000, vetëm Cristiano Ronaldo me 483 dhe Messi me 475 kanë shënuar më shumë gola në pesë ligat më të mira.

Konkretisht, Ibrahimoviq ka 153 gola në Serie A, 113 në Ligue 1, 17 në Premier Ligë dhe 16 në La Liga, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Këtu nuk përfshihen 53 në MLS dhe 35 në Eredivisie.

Go to TOP