I shënoi gol Ukrainës, Ismajli zgjidhet në formacionin e javës në LK
Mbrojtësi kosovar i Shqipërisë, Ardian Ismajli, ishte një nga më të mirët në fitoren e kuqezinjve ndaj Ukrainës.
Shqipëria mbrëmë mundi në Pargë, Ukrainën (1-2), duke e nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve.
Ismajli ishte protagonist në fitoren e skuadrës shqiptare duke shënuar një gol dhe duke shkëlqyer edhe në mbrojtje, duke thyer shumë aksione të ukrainasve.
Ismajli është zgjedhur në formacionin e javës, për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, nga faqja e specializuar “Sofascore”.