I riu që u vra me armë zjarri jashtë lokalit në Prizren, kishte ardhur nga Franca

Ky është Visar Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.

Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.

Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.

Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu 26 vjeç, ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.

Pas ndihmës së parë mjeksore në urgjencën e Kukësit i plagisuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë.

Go to TOP