Hysen Durmishi caktohet u.d. i MMPHI-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të MMPHI-së, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së ministrit, pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga pozita e ministrit.

Kjo u bë e ditur nga zyra për media e Kurtit, ku mes tjerash ky i fundit e uron Durmishin për detyrën.

“Kryeministri Kurti e uron z. Durmishin për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP