Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Policia e Kosovës ka gjobitur një person për kundërvajtje trafiku në fshatin Prelez.
“Më datë 25.08.2025, rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez, policia ka identifikuar përmes një video-incizimi një veturë të tipit Audi me targa vendore, e drejtuar nga shoferi J.H., 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.
Gjatë lëvizjes, automjeti kishte të hapur derën e pasagjerit në anën e djathtë dhe shoferi kishte vazhduar ngasjen me derën e hapur për disa metra, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion.
Për këtë shkelje, ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë në shumën 40 euro.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.
