Hoxhaj thotë se tash është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se tani është koha ideale që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Rusia u përjashtua shkaku i luftës në Ukrainë.
Pwrmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se aplikimi duhet të bazohet në analizë realiste dhe jo të jetë “vlerësim emocional dhe reagim sentimental”.
“Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës!
Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsyje të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental!”, ka shkruar Hoxhaj.
