Hoxhaj dhe Hoti takojnë deputetin izraelit: Bashkëpunimi parlamentar me Izraelin, prioritet për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se bashkë me deputetin nga LDK, Avdullah Hoti, në Izrael kanë takuar deputetin izraelit, Boaz Bismuth.

“Së bashku me kolegun Avdullah Hotin në Parlamentin e shtetit të Izraelit. Kënaqësi të takojmë, Boaz Bismuth, deputet i Knesset-it”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe “mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike”.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe deputeti Avdullah Hoti, po zhvillojnë vizitë zyrtare në Izrael.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP