Hoxha Drilon Gashi nis biznes të ri

Hoxha Drilon Gashi ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, duke hyrë në botën e biznesit së bashku me vëllain e tij. Ai ka njoftuar me entuziazëm nisjen e një kompanie të re që merret me importimin e veturave luksoze nga Kanadaja në Kosovë.

“Me shumë entuziazëm po ju lajmëroj se kemi nisur me një vëlla një biznes! Po merremi me importimin e veturave luksoze direkt nga Kanadaja, duke sjellë diçka të mirë për ju,” ka shkruar Gashi në njoftimin e tij publik.

Ai thekson se ky hap është një mundësi e re për të dhe garanton profesionalizëm dhe ndershmëri në këtë fushë. Gjithashtu, ai fton të gjithë të interesuarit që të kontaktojnë për detaje mbi modelet dhe ofertat e makinave.

Për më shumë informacion dhe për të parë ofertat, ai ka krijuar edhe një faqe në Facebook:

🔗 Kliko këtu

📞 Kontakt: +383 45 519 197

Gashi fton të gjithë miqtë dhe të interesuarit që të shpërndajnë lajmin dhe të bëjnë tag për ata që janë në kërkim të një veture të re. /Kosova.info/


Go to TOP