Hoti: Qeveria e rriti tatimin në pronë në kulmin e inflacionit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë vetëm për të rritura të hyrat për qeverinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se ky ka qenë një veprim i paprecedent i Qeverisë Kurti.

Në gjitha qeveritë normale, sipas tij, në këtë kohë i kanë ulur ngarkesat tatimore për qytetarë.

Ai ka thënë se këtë vit qeveria do të fillojë edhe me tatimin e tokave bujqësore të kultivuara. /Kosova.info/

Go to TOP