Hoti kritikon VV-Guxo: AKP ende operon, premtimi për Fondin Sovran i parealizuar
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj veprimeve të vazhdueshme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për dhënien me qira dhe shitjen e pronave, duke kritikuar Qeverinë për mosrealizimin e premtimit për transferimin e aseteve të AKP-së te Fondi Sovran.
Sipas Hotit, edhe pse ishte premtuar në programin e Vetëvendosjes dhe Guxo se AKP do të shuhet dhe pronat do t’i kalojnë Fondit Sovran.
“Ky premtim nuk është përmbushur, ndërsa po afrohet fundi i mandatit të qeverisë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
