Hoti: Epopeja e UÇK-së – moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se çdo fillim marsi, Ditët e Epopesë së UÇK-së na përkujtojnë rëndësinë e lirisë që e gëzojmë.

“Epopeja e UÇK-së – moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur, i integruar në BE e NATO, e në fqinjësi të ngushtë me SHBA-në”.

“Frymëzuesi i lëvizjeve për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën, Mahatma Gandhi thotë: “Një grup i vogël i shpirtrave të vendosur, të pushtuar nga një besim i pashuar në misionin e tyre, mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”. Për popullin tonë, vendosmëria dhe sakrifica e Familjes Jashari u shndërruan në forcën që ndryshoi rrjedhën e historisë. Familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri”, shkruan ai në Facebook.

Ish-kryeministri i vendit thekson më tutje se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi, pavarësisht dallimeve.

“Vetëm kështu mund ta kemi ndërgjegjen të qetë se jemi duke nderuar të rënët për lirinë që e gëzojmë sot e përjetë.Të lartësuar qofshin gjithmonë të rënët për liri!”.

Go to TOP