Haziri: Sherri i VV-së, Kosova humbi të drejtën e liberalizimit më 2016

“Albin Kurti nuk e ka asnjë meritë për liberalizim të vizave, nëse ndodh ky proces”.

Kështu është shprehur Lutfi Haziri, në një bisedë për Syri Kosova, i cili ndër tjera tha se sherri i VV-së, në 2016 Kosovës i është humbur e drejta për liberalizim.

“Shpresoj që shumë që grupi ndërtektorial të vendosë, apo do të rekomandojë për Këshillin çështjen e liberalizimit të vizave, besoj që ky vendim do jetë pozitiv, pasi, nuk ka asnjë arsye të gjetur, që do nënvizonte që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret teknike të udhërrëfyesit, i cili është dhënë në vitin 2012, dokument që është përmbyllur në vitin 2016, pra, Kosova e ka marrë rekomandimin e parë, por, falë opozitarizimit të VV-së dhe disa partive tjera, atë kohë është humbur e drejta e liberalizimit, për shkak të mosmiratimit të ligjit për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal të Zi” theksoi ai.

Po ashtu, sipas Hazirit, VV nuk ka luajtur rol në këtë proces gjatë kohës sa është në pushtet, madje, në rast se liberalizimi nuk ndodh, VV do të ketë përgjegjësi.

“Për një vit e gjysmë, VV nuk ka punuar asgjë në këtë drejtim, nuk ka pasur asnjë lloj kërkese, përpos që e ka mirëmbajtur këto të dhëna, eventualisht sundimin e ligjit, që ka qenë përgjegjësi këto dy vitet e fundit me i bë qeveria. Se sa kanë arritur me i realizuar nuk e di dhe nëse penalizohemi për sundim të ligjit, do t’i bie përgjegjësia kësaj qeverie” përfundoi ai.

Kujtojmë se Syri sot ka marrë opinionet e përfaqësuesve opozitar, në lidhje me liberalizimin e vizave.

Optimizmi i ‘bashkon’ me pushtetin, por opozita s’ia le asnjë meritë Kurtit

Go to TOP