Haxhiu: S’kam shumë besim tek “lazdrimllëku” i Vjosa Osmanit

Publicisti Baton Haxhiu,, teksa është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Haxhiu është shprehur se nuk ka besim te “lazdrimllëku” i Osmanit pasi ajo është produkt i situatave dhe jo i luftës saj.

Madje ka thënë se Osmani nuk është figurë që ka “senzorë” të qëndrueshëm të realitetit dhe njohjes së problemeve në Ballkan.

“Të them të drejtën nuk kam shumë besim tek lazdrimllëku i Vjosës, për arsye se nuk është figurë e cila ka senzorë të qëndrueshëm të realitetit dhe të njohjes së problemeve ballkanike. Është produkt i situatave dhe nuk është produkt i luftës saj, Albin Kurti është produkt i një lufte të tij për pushtet.”, tha Haxhiu ndër të tjera.

Go to TOP