Haxhiu: Politika bëhet në parlament

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e 15 korrikut dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të institucioneve të zgjedhura.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës theksohet se në fjalën e saj Haxhiu ka theksuar se pushteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe se asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre.

“Përplasjet politike zhvillohen në parlament dhe në debatin publik, por asesi me armë”, ka theksuar Haxhiu.

Kryeparlamentarja po ashtu rikujtoi lidhjet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të ndërtuara ndër vite përmes mbështetjes politike, bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve të shumta ndërmjet qytetarëve tanë.

“Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Turqisë”, ka thënë Haxhiu. /Kosova.info/


Go to TOP