Modriç pranë rinovimit me Milanin, gati kontrata e re njëvjeçare

Luka Modriç raportohet se është shumë pranë vazhdimit të aventurës me Milanin, pasi palët po finalizojnë një marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër.

Mesfushorit kroat i skadoi kontrata më 30 qershor, por negociatat kanë avancuar ndjeshëm javët e fundit dhe tashmë marrëveshja duket vetëm çështje kohe.

40-vjeçari ishte i fokusuar fillimisht te paraqitjet me Kroacinë në Kupën e Botës 2026, ndërsa pas përfundimit të angazhimeve me kombëtaren i është rikthyer diskutimeve për të ardhmen në nivel klubesh.

Sipas “Sky Sport Italia”, drejtuesit e Milanit, së bashku me trajnerin e ri Ruben Amorim, kanë luajtur një rol kyç për ta bindur fituesin e “Topit të Artë” të vazhdojë në “San Siro”.

Modriç, i cili prej kohësh ka shprehur admirimin e tij për klubin kuqezi, raportohet se është i prirur ta pranojë ofertën e Milanit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, veterani kroat do t’i bashkohet skuadrës gjatë turneut përgatitor në Australi, i cili nis më 26 korrik, ku pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Amorim.


Go to TOP