BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit z. Zejnullah Gashi, pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit.
Në reagimin e BE-së thuhet se përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë të marten ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dekretin për emërimin e Zejnullah Gashit, në postin e kryeprokurorit.
Gashi zyrtarisht e ka nisur detyrën sot me një mandat 7 vjeçar. /Kosova.info/
