Haxhiu për kryeprokurorin që ia çoi pyetjet gazetares: Të nisin hetimet, të suspendohet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional. Kallxo.com ka raportuar se Buzhala këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”. Pas publikimit të lajmit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj Buzhalës dhe suspendimin e tij.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati  për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, ka shkruar ministja e Drejtësisë.

Ajo tha se janë të panumërta ankesat që pranojnë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë.

“Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen”, përfundoi Haxhiu.

Go to TOP