Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kahershëm të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik, aktivistit dhe bashkëpunëtorit të devotshëm, kryetarit të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”, profesorit gjilanas, Irfan Shaqiri.
“Kisha nderin ta njoh nga afër profesorin e nderuar. Njeri i qetë, i edukuar, këshillues i mirë e me ide të artikuluara. Dashuria për atdheun dhe sfidat në shërbim të tij, e bënin profesor Irfanin të veçantë”.
“Ngushëllime familjes Shaqiri, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën në çfarëdo rrethane profesorin. Irfani u prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.