Haradinaj: Nxënësve duhet t’u sigurohen libra falas, pa komplikime

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Arsimit, pas vendimit që edhe këtë vit të subvencionohen prindërit për t’i blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Haradinaj ka thënë se pushteti po i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. 

“Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?  Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave. Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populliste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale.  Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme.  Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant.  Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP