Haradinaj në Pentagon: Kosova synon anëtarësim në NATO dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak me SHBA
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Pentagon, ku është pritur nga Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës.
Gjatë takimit, Haradinaj ka theksuar mirënjohjen e Kosovës ndaj popullit dhe shtetit amerikan dhe ka nënvizuar se tani është koha e duhur për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Ai gjithashtu ka garantuar se Ushtria e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe me ushtritë e shteteve tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike duke forcuar angazhimin e Kosovës për siguri dhe stabilitet rajonal. /Kosova.info/
