Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka nevojë për ju
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës në Amerikë, ka thënë se komuniteti shqiptaro-amerikan gjithandej Amerikës ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat historike për kombin.
Haradinaj është takuar me atdhetarin e shquar, Jim Xhema.
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptar në Amerikë.
“Falënderues ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në New York dhe gjithandej Amerikës për kontributin në të gjitha etapat historike për kombin. Kontributi i juaj që nga vitet 90’ kur shqiptarët përballeshin me represionin e regjimit serb, sensibilizoi politikën amerikane e botërore për çështjen e Kosovës. Kosova ka nevojë për ju sidomos në këtë kohë kritike që po kalojmë si shtet e si popull”, është shprehur Haradinaj. /Kosova.info/