​Haradinaj: Kurti po e mban peng Kosovën, jemi duke paguar çmimin për një mashtrues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj derisa po hynte në Kuvendin e Kosovës në tentimin e 34-të për konstituimin e Kuvendit, tha se Kosova pop mbahet peng i një njeriu dhe kjo situatë sipas tij nuk mund të shkojë pa kufij.

I pyetur se nëse mund të ketë ndryshime në këtë tentim të ri ai u tha gazetarëve: “Kjo pyetje duhet t’i bëhet vetëm një njeriu, mashtruesit, Albin Kurti. Për fat të keq po e paguajmë çmimin se i kemi besuar një mashtruesi, dhe për mua nuk është befasi. Ju e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marr fund dikur”.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk pret që të ketë ndonjë zhvillim në seancën e sotme konstituive. Ai ka deklaruar se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e votimit të fshehtë.

“Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj se ka ndonjë zhvillim”, ka thënë shkurtimisht Brahimaj.

Më 12 maj, AAK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit.


Go to TOP