Haradinaj: Konstituivi i Kuvendit është interes i të gjithëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës tha se në parim do ta votojnë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa AAK-ja angazhohet për krijimin e qeverisë nga opozita.

“Konstituivi i Kuvendit është interes i të gjithëve. Do të konsultohemi edhe me PDK-në dhe LDK-në. AAK-ja angazhohet që qeverinë ta krijojë opozita në rast se partia e parë nuk e krijon atë”, tha Haradinaj.

Sa për marrëdhëniet me Nismën Socialdemokrate, kryetari i AAK-së tha se nëse NISMA e mbështet pushtetin atëherë ndahet nga AAK-ja dhe se veprimi i kësaj partie është i turpshëm.

“Nuk kemi komunikim qysh nga intervista e fundit e famshme e zotit Limaj. Veprimi i Nismës dhe Limajt është veprim mjaft i turpshëm, sepse kemi shkuar bashkë në gjithë vendin kemi kërkuar votë për ndryshim edhe me u sjell në mënyrë të këtillë nuk është në rregull”, tha Haradinaj.

I pyetur se a kanë kushte si AAK për opozitën apo për pozitën, Haradinaj tha se për Vetëvendosjen kemi kërkesë që të dalin në opozitë kurse për opozitën tha se nuk kanë asnjë kusht.


Go to TOP