FBK publikon kalendarin e aktiviteteve për edicionin 2026/27

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur kalendarin zyrtar të proceseve kryesore që do të zhvillohen gjatë muajve gusht dhe shtator, në kuadër të përgatitjeve për startin e edicionit të ri garues 2026/27.

Sipas njoftimit, klubet duhet t’i respektojnë afatet si më poshtë:

5–14 Gusht – Licencimi i klubeve
Faza e parë ku të gjitha klubet duhet të kompletojnë dokumentacionin për licencim.

14–21 Gusht – Afati kalimtar, regjistrimi dhe licencimi i lojtarëve
Përfshin edhe dorëzimin e Listës Paraqitëse të klubeve për garat e reja.

21 Gusht – Hedhja e shortit
Në këtë datë do të hidhet shorti për të gjitha garat e edicionit 2026/27.

5–6 Shtator – FIBA SCOD Klinika
Klinika e detyrueshme për gjyqtarë dhe vëzhgues para fillimit të sezonit.

FBK fton të gjitha klubet t’i respektojnë afatet dhe t’i planifikojnë aktivitetet në përputhje me këtë kalendar, me qëllim të një fillimi sa më të mbarë dhe profesional të edicionit të ri.


Go to TOP