Inter pranë transferimit të John Stones, arrihet marrëveshje verbale
Inter është shumë pranë transferimit të mbrojtësit anglez John Stones, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me futbollistin për një kontratë dyvjeçare.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e klubit zikaltër, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta, kanë intensifikuar kontaktet ditët e fundit dhe kanë bindur tridhjetë e dy vjeçarin të zgjedhë Inter.
Stones është lojtar i lirë në treg, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadoi më 30 qershor. Ai ishte ofruar te Interi edhe më herët gjatë kësaj vere, por vetëm tani klubi italian ka vendosur të finalizojë bisedimet.
Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë katër milionë euro në sezon. Aktualisht, palët kanë një marrëveshje verbale dhe mbetet vetëm formalizimi me nënshkrimin e kontratës.
Për Stones kishte interes edhe nga klube të tjera të mëdha. Chelsea dhe Arsenal e kishin në listën e dëshirave, ndërsa edhe Juventus u përpoq të hynte në garë në orët e fundit.
Megjithatë, sipas raportimeve, mbrojtësi anglez i ka dhënë përparësi Interit, i cili tani konsiderohet favorit absolut për ta zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim.
