PDK-ja, thirrje Qeverisë: Ndërmerrni veprimet në koordinim me partnerët ndërkombëtar
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e krijuar në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan pas tentimeve të kryetarëve për të hyrë në objektet komunale.
PDK-ja ka dënuar edhe tendencat për dhunë nga grupet e dirixhuara nga Serbia.
Në reagimin e tyre thuhet se ky përshkallëzim i situatës nuk i sjell dobi Kosovës, prandaj i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe të ndërmarrë veprimet e duhura në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve.
Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndërmarr në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
