Haradinaj falënderon SHBA-në për besimin në potencialin e rinisë kosovare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë kosovare.

Ai mes tjerash ka thënë se përmes programit KAEF, talentet më të mira të vendit tonë po transformohen në udhëheqësit e së nesërmes në universitetet më prestigjioze amerikane

“Në festën e 20 vjetorit të Fondit Amerikan për Edukim në Kosovë, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen, e veçanërisht për besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP