Haradinaj e luti për koalicion, Abdixhiku ia kthen shkurt: Nuk do të ndodh asnjëherë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se një koalicion parazgjedhor me AAK-në s’do të ndodhë asnjëherë. Këtë përgjigje e dha kryetari i LDK-së në Pressing, pasi javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkonte koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme.

Abdixhiku tha se është kundër koalicionit parazgjedhor dhe konfirmoi se LDK do të dalë e vetme në zgjedhje.

“Jo s’do të ndodhë ajo asnjëherë, patjetër që jo. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Abdixhiku në Pressing.

“Kemi dallime substanciale”, u shpreh ai sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

“Prandaj e kemi thënë Rruga e Re”, tha Abdixhiku

Go to TOP