Halimi: Abdixhiku është lideri që i duhet LDK-së dhe Kosovës

Sibel Halimi, një anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shprehur mbështetje të fortë për kryetarin Lumir Abdixhiku duke theksuar angazhimin e tij të palodhur për rikthimin dhe fuqizimin e partisë.

Halimi ka deklaruar se iu bashkua LDK-së kur Abdixhiku mori drejtimin e saj, dhe gjatë këtyre viteve ka pasur mundësinë ta njohë kryetarin si një njeri që çdo ditë ka punuar pa pushim për të rikthyer LDK-në nga një fazë shumë e vështirë dhe për ta rritur atë në një forcë politike të fuqishme.

Sipas Halimit, LDK-ja mbetet partia e vetme që mbron liberaldemokracinë, me një ideologji të fortë shtetkrijuese dhe shtetmbajtëse. Ajo ka theksuar se besimi në liderin Abdixhiku është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës, duke e cilësuar atë si liderin që duhet të udhëheqë jo vetëm LDK-në, por edhe vendin në të ardhmen. /Kosova.info/


Go to TOP