Komisioni i Garave me procedurë disiplinore për Munishin

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishi, për sjellje të papërshtatshme ndaj gjyqtarëve gjatë ndeshjeve të fundit në Superligë.

Sipas raportit të Komisionit të Garave, Munishi kishte filluar një fushatë kundër gjyqtarit kryesor që para fillimit të ndeshjes Dukagjini – Drita, duke e kërcënuar dhe ofenduar atë gjatë inspektimit të fushës.

Në minutën e dzyet e dytë, pas pësimit të një goli, Munishi është përfshirë në një përplasje me bankinën e Dritës, duke u kacafytur me ta dhe duke bërë ofendime të rënda. Për këtë arsye, ai është ndëshkuar me karton të kuq. Megjithatë, trajneri ka refuzuar të largohej nga fusha dhe është dashur ndërhyrja e stafit të Dukagjinit dhe delegatit të ndeshjes për ta dërguar në tribunë.

Gjithashtu i njëjti komision procedurë të njëjtë ka hapur edhe për trajnerin e Rilindjes 1974, Faruk Statovci.


Go to TOP