BotaTop Lajmi

Guterres në Ukrainë, takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të takohet gjatë ditës së sotme me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Guterres ka arritur kryeqytetin e Ukrainës, Lviv, më 17 gusht.

Në takim do të diskutohet mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhjas, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.

Guterres dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e katastrofës në centralin bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë.

Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i bëjnë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga centrali bërthamor i Zaporizhjas.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndihmojnë në organizimin e një vizite të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Zaporizhja, por Moska ka thënë se çdo mision që kalon përmes kryeqytetit të Ukrainës është shumë i rrezikshëm, pavarësisht zotimit se do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të siguruar qasjen ndërkombëtare në central.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt.

Më 19 gusht, shefi i OKB-së do të vizitojë një port ukrainas të Detit të Zi, i cili së fundmi ka rifilluar eksportet e grurit.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë.

Marrëveshja synon të lehtësojë krizë globale ushqimore, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort