Gropa në Brusnik të Vushtrrisë është bërë rrezik për qytetarët
Tash e disa vite një gropë e madhe në rrugën kryesore të fshatit Brusnik të Vushtrrisë, është bërë rrezik për ngasësit e automjeteve. Përveç rrezikut, qytetarët thonë se po u dëmtohen edhe makinat.
Kjo gropë e përmasave të mëdha në rrugën kryesore të fshatit Brusnik të Vushtrrisë, tash e tri vite është bërë rrezik, thonë ngasësit e automjeteve.
Rrezik më së shumti po paraqet, sidomos për ata të cilët nuk e njohin mirë terrenin.
Madje, kjo rrugë është shumë telashe, për ata që se njohin terrenin është shumë rrezik i madh. Ky pronari nuk ka faj, duhet me i rregulluar rrugën, atë pjesën andej me beton.
Por kjo rrugë nuk është vetëm e rrezikshme.
“Përveç që kjo gropë është bërë rrezik për ngasësit e automjeteve, kjo thonë së po u shkakton edhe dëme nëpër makina”
“Dëme po na shkakton ne amortizera, gjitha po na dëmton. po duhet me investuar në çdo muaj”, shprehet qytetari.
“Që tri vite është ky problem, shtet i huaj me qenë u dashtë me rregulluar. Na këtë pjese e njohim, por me ardhur mysafirë, e sheh sa po dëmtohen makinat”, shprehet qytetari.
RTK gjatë gjithë ditës ka provuar të sigurojë një përgjigje nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Infrastrukturës, por deri më tani nuk kanë janë përgjigjur.