Gold AG thotë se nuk ka publikuar fotografi të djalit të tij për ta ruajtur nga mësyshi

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, komentohet vazhdimisht në rrjete sociale dhe së fundmi edhe për jetën private.

Ai u bë baba për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mirëpriti një djalë të quajtur, Gueril.

Megjithatë, artisti deri në njëvjetorin e lindjes hezitoi t’ia publikonte portretin ndonëse përflitej mjaft shumë në faqet rozë.

Gold AG (Foto: Screenshot/Facebook)

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në radio Klan Kosova FM duke treguar arsyen se përse deri tani nuk ka publikuar fotografi të të birit.

I njëjti ndër të tjerash në intervistë thekson se është munduar ta ruajë nga mësyshi.

“Në fillim kam dashtë me e ruajt për shkak të mësyshit, nuk është që e kam ruajt prej shokëve dhe familjes, po përderisa del nëpër rrjete sociale, e kam ditë që shpërndahet shumë nëpër portale të ndryshme, qysh po shpërndahet tash. Kështu që u kanë shumë i vogël, edhe tash është i vogël, por e ka marrë vetën”, ka thënë Gold Ag për radio Klan Kosova FM.

Go to TOP