Pacolli: Amerikanët më kërkuan të shkoj në takimin e Ballkanit të Hapur, më ndali Ramushi

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme ishte ftuar nga amerikanët të merrte pjesë në takimin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Thotë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk e kishte lejuar të bënte një gjë të tillë.

‘Sa kam qenë Ministër i Punëve të Jashtme unë kam pasur një kërkesë prej Shteteve të Bahkuara të Amerikës, gjegjësisht Ambasadës Amerikane që gjithsesi të shkoj e të marrë pjesë në takimin që ka qenë në Ohër

“Drejtpërsëdrejti nga Ambasadori  kam pas kërkesë”, theksoi Pacolli në emisionin Pressing.

“Unë kam filluar të përgatitem dhe e kam thirr shoferin me u nis. Telefonava kryeministrin (Rammush Haradinaj) dhe ai më propozojë të mos shkojë. Më tha: “Mos shko sepse t’i nuk i di edhe disa gjëra tjera.” Do të doja shumë t’i dija këto gjëra”, thotë Pacolli.

“Unë ndalem dhe e thërras ambasadorin dhe i them se s’mund të shkojë. Ai më tha se po gaboj dhe se e rregullojmë me kryeministrin”, shpjegoi Pacolli.

“Më vjen keq që s’kam tentuar me bind kryeministrin që të marrë pjesë”, shtoi ai.

Go to TOP