Gola: Dhuna ndaj gruas e trashëguar kulturalisht – sistemi i drejtësisë indiferent

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, për rastin e vrasjes së 35-vjeçares, Hamide Magash në oborrin e QKUK-së, ka thënë se dhuna ndja gruas është e trashëguar kulturalisht.

Por ai ka drejtuar një mori kritikash në drejtim të sistemit të drejtësisë.
“Dhuna ndaj gruas eshte e trasheguar kulturalisht, aktualisht e ushqyer me nje vulg te skajshem konsumerik dhe e mirembajtur nga nje sistem i brishte dhe i korruptuar i drejtesise. Kerkohen denime drakonike per kriminelet, mbikeqyrje e ashper dhe llogaridhenie e detajuar nga hallkat e sistemit qe te eliminohet ne teresi recedivizmi. Poashtu, lipset urgjentisht vleresim i performances se punonjesve te sektorit te drejtesise, prokuroreve dhe gjyqtareve“,

”Nese vazhdohet me kete indiference institucionale te sistemit te drejtesise, ku recidiviste te deshmuar te dhunes qarkullojne lirshem, rrezikojme qe Hamidja te mos jete e fundit ne listen e gjate te shkruar me gjakun e Marigones, Valbones, Dijanes, Sebahates, Lirijes, Zejnepes, Sabiles etj“, ka shkruar ndër tjerash Gola në Facebook.

I dyshuari Sokol Halili vazhdomn të jetë në arrati.

Go to TOP